Kërkesa e shtruar dy vite më parë te Komuna e Prishtinës është realizuar përfundimisht për banorët e rrugës “Mikel Marubi” dhe “Mihail Grameno” në Prishtinë.
Arbresh.info kishte raportuar për gjendjet tejet të vështirë te rruga e njohur si ish Bistrica pas një mori ankesave nga banorët e asaj lagje dhe tani pas dy vitesh, rruga është asfaltuar.
Ashtu siç mund t’i shihni në pamjet më poshtë, dallimet janë të mëdha dhe padyshim se qarkullimi tani është lehtësuar për banorët e rrugës “Mikel Marubi” dhe |”Mihail Grameno”.
Përveç rrugës “Mikel Marubi” me gjatësi 230 metra e rrugës “Mihail Grameno” me gjatësi 160 metra, investimet në infrastruktur dhe asfaltimi i rrugëve është duke vazhduar edhe pjesët e tjera si “Xhelal Preveza”, gjatësia 281 metra, “Shkreli”, gjatësia 64 metra, “Butrinti”, gjatësia 194 metra, “Avni Rrustemi”, gjatësia 54 metra, “Haki Pavataj”, gjatësia 80 metra dhe rruga “Sali Mani” me gjatësia 230 metra./arbresh.info/
Arbresh.info ju sjellë pamjet se si kanë qenë para dy vite dhe si duken tani dy rrugët e lartpërmendura:


E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...