Mbrojtësi i Barcelonës dhe Portugalisë, Nelson Semedo raportohet të jetë duke u kërkuar nga shumë klube në Serie A.
Bazuar në një raport nga Marca, Semedo dëshiron të jetë pjesë e rregullt e formacionit startues pas dy sezoneve ndryshme me Sergi Roberton në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta shpjegon se ish mbrojtësi i Benficas ka qenë subjekt për blerje nga skuadrat në Itali por gjithashtu edhe në Angli.
Katalunasit kanë nevojë për të mbledhur fonde pas shpenzimeve të bëra në transferimin e Frenkie de Jong dhe ndoshta edhe Antoine Griezmann dhe Matthijs de Ligt.
Edhe pse gazeta e lartpërmendur nuk përmend klubet pas shërbimeve të tij, Interi dhe Juvenusi janë përfolur për të bërë përforcime në krahun e djathtë të mbrojtjes./arbresh.info/
Juventusi në kërkim të portierit, tre emra në listë përfshir...
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...