‘Met Gala’ është eventi më i madh i modës i cili mbledh yjet e shoubizit në një vend.
Një eventit të tillë nuk mund t’i mungonin as emrat e artisteve me prejardhje shqiptare si Dua Lipa dhe Rita Ora, shkruan portali arbresh.info.
Dua dhe Rita, ishin shqiptaret e vetme në mbrëmjen e madhe Met Gala që u mbajt mbrëmë në Muzeun Metropolitan të Arteve në New York.
Të dyja shkelën në tapetin rozë të ngjarjes më të madhe të botës në modë, megjithatë as edhe kësaj here ato nuk realizuan asnjë foto të përbashkët.

Bukuroshja Dua ishte veshur e tëra “kokë e këmbë” në Versace! Ndërsa aksesorët e saj ishin të markës Varm dhe KatKim.

Ndërsa Rita po shkëlqente në një fustan metalik me një dekolte të hapur ku kishte ekspozuar gjoksin tej mase. /arbresh.info/

Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...