Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me rastin e festës së Pashkëve, ka ftuar mysafirë të shumtë në konakun e tij.
Të pranishëm kanë qenë kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, i pari i Gjakovës Ardian Gjini, deputetë tjerë e ish- luftëtarë të UÇK-së, shkruan Indeksonline. Në këtë sofër dukshëm vërehet mungesa e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

“Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve. Sipas traditës sonë të çmuar, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve.
RH”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...