Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ka barazuar 2-2 me Andorran U-21, në ndeshjen e zhvilluar sot në orën 18:30 në transfertë.
Kjo ishte ndeshja e dytë zyrtare e vlefshme për eliminatoret e EURO 2021.
Kuqezinjtë e Bushit kanë dominuar mbi kundërshtarin por pa arritur të marrin fitoren.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për vendasit, ku Andorra shënoi në minutën e 19-të me Alaez dhe pavarësisht nga sulmet e kuqezinjve rezultati nuk ndryshoi.
Pjesa e dytë ka filluar me gol për kuqezinjtë, me Omar Imerin që ka shënuar në minutën e 53-të pas një asistimi fantastik nga Sahiti.
Andorra rigjen avantazhin në minutën e 55 përsëri me anë të Alaez, që shfrytëzon një shpërqendrim të mbrojtjes tonë.
Skuadra e Bushit hidhet në sulm dhe pas disa rasteve, arrin të gjejë golin e barazimit në minutën e 86-të me anë të Sulës.
Shqipëria luajti me këtë formacion: Dajsinani, Kryeziu, Maloku (Tafa 77′), Mersinaj, Bajrami, Sahiti, Kallaku, Selahi (Imeri 45’), Vrioni (Shefiti 63′), Muçolli, Zeka(Sula 45’),
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116