Ava Max ka pak kohë që i është futur industrisë së muzikës, por sukseset e saj nuk kanë të ndalur. Ajo është aktualisht duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “So Am I”.
Kjo këngë e ka renditur vajzën nga Shqipëria lart në top-listat britanike dhe amerikane, teksa ishte një vazhdimësi e suksesit të padiskutueshëm që pati kënga “Sweet But Psycho”.
Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të klipit më të fundit, duke treguar se sa mirë ia ka kaluar nën shoqërinë e produksionit dhe të stafit.
Xhirimet e këtij klipi janë kryer në Kaliforni, teksa deri më tani kjo këngë numëron mbi 11 milionë klikime në kanalin “YouTube”.
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...
DnV: Procesi i votimit i qetë, pjesëmarrja 12% deri në mesdi...
Mbi 401 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, pjesëm...
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...