Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska pret që deputetët për një kohë sa më të shkurt të miratojnë ligjet me të cilat mundësohet reformat në fushën sociale.
“Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, nëpërmes Qeverisë ka kaluar paketën e ligjeve reformuese me të cilat jam shumë krenare. Ato janë në procedurë kuvendore. Pres që Kuvendi në kohë sa më të shpejtë në interes të qytetarëve dhe të varfërve t’i votojnë, sepese ato njerëz, të cilët votuan deputetët para dy viteve, presin jetë më të mirë”, tha Carovska.
Nga MPPS vlerësojnë se me reformën sociale 400 mijë njerëz do të dalin nga varfëria, por edhe do të sigurohet mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët. Me këta reforma qasja deri tek të fëmija dhe ndihma arsimore do të rritet për 20 për qind.
Me paketën e ligjeve të reja, siç thonë nga Ministria, ndihma sociale rritet për 300 për qind, por mundësohet edhe aktivizim më i lehtë të papunësuarve në tregun e punës.
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...