Juventusi ka konfirmuar se ata do të luajnë kundër Atletico Madridit pa shërbimet e Douglas Costas dhe Sami Khediras, i cili është diagnostikuar me rrahje të parregullta të zemrës.
Raporti mjekësor nga faqja zyrtare e Juves ka konfirmuar se Costa është ende duke u rikuperuar nga lëndimi në kofshë, ndërkohë që Khedira ka qenë subjekt i një testi EP dhe është duke marrë trajtimin e duhur.
Dyshes iu bashkuar Juan Cuadrado në tavolinën e tretmanit derisa “Zonja e Vjetër” përndryshe është e plotfuqishme për ndeshjen në Ligë të Kampionëve në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Wanda Metropolitano të mërkurën./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Juves kundër Atleticos: Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Chiellini, Caceres, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Cancelo; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Bentancur; Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Kean, Bernardeschi
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër