Numri i të vdekurve nga zjarret e Kalifornisë vazhdon të rritet.
Flakët kanë përfshirë vendin ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuarit dhe mbetjet njerëzore.
Të paktën 42 persona janë konfirmuar të vdekur, duke e bërë atë zjarrin më vdekjeprurës në historinë e vendit.
https://www.facebook.com/wsbtv/videos/695628437489205/
Në një video të publikuar në mediat sociale shihet një autostradë e madhe e mbushur me makina dhe fare pranë saj zjarri masiv.
Një helikopter është filmuar duke hedhur ujë për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka përfshirë të dy skajet e shtetit. Në total janë më shumë se 8.000 zjarrfikës në të gjithë vendin po luftojnë me flakët që shkatërruan më shumë se 7.000 struktura dhe dogjën një sipërfaqe më shumë se 325 kilometra katrorë.
Hoxha: Samiti i IV-të i Diasporës në “Times Square”, aty ku ...
Në krye me Muriqin, Mallorca arrin fitore të madhe në luftën...
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...