Një rimorkio frigoferik që kishte të paktën 100 kufoma në shtetin perëndimor të Jaliscos në Meksikë ka zemëruar banorët të cilët janë ankuar për erën.
Autoritetet kanë thënë se janë duke bërë përpjekje të vendosin diku tjetër rimorkion, që ishte marrë me qira pasi që morgjet në qytetin e Guadalajaras janë mbushur, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi shumë fëmijë në lagje, mund të na sëmur të gjithëve”, tha banori Jose Luis Tovar.
Ligjet në Meksikë parandalojnë djegien e trupave që kanë lidhje me krime të dhunshme.
Autoritetet lokale thanë se po kërkonin një zgjidhje afatgjatë për të ruajtur trupat pas një valë të fundit të dhunës.
“Janë harxhuar të gjitha parcelat e varrezave ku mund t’i varrosnim ata”, tha kreu i njësisë së hetuesve të mjekësisë ligjore Jalisco, Luis Octavio Cotero.
Ai shtoi se po krijohej një vend që pritej të lehtësonte rreth 800 kufoma, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Rimorkio frigorifer ishte parkuar më parë në një depo në lagjen Duraznera, në periferi të Guadalajara, por pas dy javësh banorët filluan të ankoheshin për një erë të keqe dhe thanë se mjeti po tërhiqte mizat./Arbresh.info/
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...
Osmani në tubimin përmbyllës: Kosova meriton më shumë, po ha...
Presidenti i Fenerbahçes dënohet me 2 vjet e gjysmë burg
Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për ...
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...