Një prift italian i akuzuar për abuzim seksual kundër një vajze 11 vjeçare ka thënë se mendonte që fëmija ishte më e madhe, dhe se e bëri sepse e trullosi djalli.
Prifti Paolo Glaentzer, 70 vjeç është arrestuar muajin e shkuar për abuzimin e një vajze në një makinë, transmeton portali arbresh.info.
Gjykata nuk e burgosi prifti, por momentalisht është në arrest shtëpiak ndërsa vazhdon hetimi.
Prifti i turpëruar i tha një gazete italiane se ai “ndihej shumë keq” për atë që ndodhi, por argumentoi se “djalli e shtyri” në abuzimin me vajzën.
Glaentzer tha se takimi ishte “një shkëmbim dashurie” që doli jashtë kontrollit dhe shtoi se viktima dukej “shumë më e pjekur se sa ishte në të vërtetë”.
“E kuptova se ajo ishte 11 vjeç … Mendova se ajo ishte të paktën 15 vjeç,” i tha ai gazetës.
Edhe nëse viktima e Glaentzer ishte 15 vjeç, prifti ende do ta kishte thyer ligjin.
Mosha e pëlqimit të Italisë është 16 kur njëri nga partnerët mban njëfarë fuqie dhe ndikim mbi tjetrin, siç bën një prift apo mësues.
Prifti, të cilit i intervistuari vuri në dukje se dukej i paprekur nga çështja penale në vazhdim, tha se ai “i besonte Jezusit dhe Marisë”.
Kisha katolike është tronditur nga një seri skandalesh kohët e fundit. Vitin e kaluar u zbulua se pothuajse 550 fëmijë në një kor, të udhëhequr nga vëllai i ish Papa Benediktit XVI, u keqtrajtuan dhe 47 prej tyre u përdhunuan./Arbresh.info/
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...