Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot në ora 18:00 në Klubin e Deputetëve ka caktuar takim në nivel liderësh.
Pritet që në takim të flitet për tejkalimin e dallimeve mes opozitës dhe pozitës për përgatitijet për referendumin për marrëveshjen me Greqinë, i cili duhet të mbahet në vjeshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për shkak të momentit të jashtëzakonshëm politik që kërkon shtrirjen e kornizës institucionale të takimeve të liderëve, në këtë takim në formatin 1+1 (kryetari i partisë politike dhe një përfaqësues i partisë politike), janë ftuar partitë me më shumë se një deputet në Kuvendin e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Sipas informacioneve në takim janë ftuar kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i BDI-së Ali Ahmeti, të dy krahët e Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, i PDSH-së Menduh Thaçi, i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetarët e partive tjera më të vogla maqedonase.
Kjo është hera e parë e takimit të liderëve, në të cilin janë ftuar kryetarët e partive që kanë më shumë se një deputet në Kuvend.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...