Rafael Nadal ka fituar për herë të 11-të në karrierën e tij “Grand Slam” të Francës, “Roland Garros”, duke u konfirmuar si tenisi më i madh i të gjitha kohërave në sipërfaqen me dhe të kuq.
Tenisti spanjoll fitoi “Grand Slam” numër 17 në karrierë dhe konfirmohet si numri 1 i renditjes së përgjithshme ATP në tenis për meshkuj.
Në finale, 32-vjeçari fitoi me rezultatin e pastër 3-0 (6-4, 6-3 dhe 6-3) ndaj numrit 8 në botë, austriakut Dominic Thiem, i vetmi që e kishte mposhtur Nadal dy herë në dheun e kuq.
Por këtë herë finalja nuk pati histori dhe Nadal fitoi me lehtësi set pas seti duke konfirmuar superioritetin e tij të jashtëzakonshëm në “Roland Garros”. Në gjithë historinë dhe cirkutin e tenistit botëror askush nuk ka fituar një “Grand Slam” në 11 raste.
Gjatë gjithë këtij edicioni të turneut francez, në gjashtë fitoret e arritura, Nadal humbi vetëm një set.
“Grand Slam” i ardhshëm do të jetë “Wimbeldon” në Angli, ku Rafa do të synojë të thyejë hegjemoninë e mbretit të fushave me bar, Roger Federer.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116