Policia e Kosovës ka vënë në pranga aktivistin e Vetëvendosjes, Frashër Oseku. Sipas njoftimeve arrestimi i tij ka ndodhur në vendkalimin në mes të Maqedonisë dhe të Kosovës. Oseku jeton në Suedi, ndërsa në publik u bë i njohur për përdhosjen që i kishte bërë flamurit të Kosovës duke e hedhur në guacën e tualetit.
Aktivistët e VV-së janë mobilizuar nëpër rrjete sociale duke kërkuar lirimin e tij, atë edhe po e lartësojnë. Po e quajnë çlirimtar.
Një aktiviste e VV-së ka kërkuar nga autoritetet kosovare lirimin e Osekut.
“Nuk burgoset çlirimtari, LIROJENI Frasher Oseku. Arrestoni kriminelet qe bene krim e gjenocid ne Kosove” shkruan në Facebook, N.B- aktiviste në VV.
Sidoqoftë ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij.
Vitin e kaluar Oseku ishte përfshirë në një debat virtual me Arbana Xharrën.
Oseku në një postim në profilin e tij në “Facebook” duke iu përgjigjur anëtares së PDK-së, Arbana Xharres rreth çështjes së respektimit të flamurit të Kosovës ka shkruar se po ia jep vendin e duhur këtij flamuri të cilin ai e ka quajtur “leckë”, shoqëruar me këtë fotografi.

Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...