Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë poeti i njohur dhe akademiku me prejardhje shqiptare, Mateja Matevski.
Ai ka lindur në Stamboll në vitin 1929, fëmijërinë e ka kaluar në Gostivar, ka studiuar në Beograd dhe Shkup, ku dhe ka mbaruar Fakultetin e Filozofisë.
Akademiku Matevski gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase në periudhën 2001 – 2004, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Maqedonisë, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Maqedoni, si dhe i njohur me shumë çmime të fituara në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
Në vitin 2013, ai u dekorua edhe nga ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, për veprën e tij jetësore dhe kontributin e dhënë në letërsi, shkencë dhe afrimin e popujve të Ballkanit.
Poeti i njohur është autor i shumë veprave poetikë, mes të cilëve: “Rrethi”, “Bliri”, “Lindja e tragjedisë”, “Largësia”, “Kulla e zezë” dhe “Ikja e xixëllonjës”.
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...