Gazetari i ESPN, Stephen Smith ka lëshuar “bombën” e transfereve në NBA. Smith ka thënë dje pas lojës së LeBron James është duke u bërë gati për transferin surprizë te Golden State Warriors.
Gazetari ka thënë se ky transfer ishte diskutuar verën e kaluar, por që në fund kishte dështuar.

Por, gjërat janë kthyer prapë në tavolinë dhe James pritet të bëjë transferin më të madh ndoshta të të gjitha kohërave në NBA.
Kevin Durant dhe Stephen Curry raportohet se i kanë bërë ftesë Jamesit për tu bashkuar me ta për të kompletuar me siguri skuadrën më të frikshme të të gjitha kohërave në NBA.
Largimi i James nga Cleveland është pothuajse i sigurtë pas serisë finale. Për të, interesim serioz ka edhe nga LA Lakers./Indeksonline/
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...