Momenti shokues kur një gazetare e një televizioni Australian u ndalua nga grabitësit e maskuar të cilët i vodhen një kamerë në vlerë prej 15mijë dollarësh.
Gazetarja Laurel Irving dhe kameramani Jimmy Cannon ishin duke bërë një transmetim direkt nga familja mbretërore për rastin e zjarrit Grenfell, por u përballën me dy burra të maskuar. Njëri u afrua tek kameramani dhe e kërcënoi me armë që ti jepte kamerën e shtrenjtë, transmeton Daily Mail
Irving u përpoq që ta rrihte dhe i kërkoi ti drejtonte asaj armën, por u bind nga kolegu i saj që ti linte të iknin. Grabitësit morën pajisjen dhe u larguan me biçikleta.
Në një intervistë për MailOnline, gazetarja tha: “Nuk ishim të frikësuar, port ë mërzitur. Kam kapur kamerën dhe Jimmy më tha se kishte armë, kështu që i kërkova të ma drejtonte. Në atë moment kuptova se po tregohesha budallaqe dhe ishte e rrezikshme kështu që e lashë të largohej.” /arbresh.info/.
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet short për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona pë...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV bllokon dhe tërheq nga tregu qumështin për foshnje Nestl...
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër