Lidhja Demokratike e Kosovës me partnerët e saj, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën do të bënin gjithçka, por asnjëherë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë Lumir Abdixhiku në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova.
“Në LDK-AKR është krijuar një front kundër kapjes. Vijë e kuqe e padiskutueshme përballë PDK-së”, ka pohuar Abdixhiku, rishtazi i anëtarësuar në LDK, njofton Klan Kosova.
“Nuk do të ketë koalicion me PDK-në, është e qartë, sepse është kërkesë e qytetarëve të Kosovës. Në këtë qëndrim kemi pajtueshmëri të plotë dhe me anëtarët të koalicionit”.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka tjetër përveç koalicion me PDK-në”.
“E kuptoni çfarë problemesh, çfarë dyersh të mbyllura do të kemi në Europë me qeverisjen e PDK-së”.
I tillë, madje edhe më rigoroz, ka qenë qëndrimi i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai ka pohuar se as me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve e as me ndërmjetëses vendorë, s’ka gjasa që LDK të ulet më me PDK-në.
“Me ne ata nuk munden të flasin as me ndërmjetësues, nuk ka me pas koalicion, madje as një votë për PDK-në edhe për krejt ata që janë bërë bishta të PDK-së, as një votë prej neve kurrë s’kanë më pas”.
Ky është qëndrim i prerë dhe i paluhatshëm i LDK-së ka thënë Haziri.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116