Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, thotë se tensionet në veri të Kosovës po i ndjek me shumë shqetësim.
Ai, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të jetë më vigjilent dhe bashkëpunues, pasi sipas tij, po shihet një arrogancë vetjake nga shefi i ekzekutivit me politikat e tij për pjesën e veriut.
“Qeveria, në këtë rast z. Kurti duhet të jetë më vigjilent dhe bashkëpunues. Ne e shohim një arrogancë fatkeqësisht të z. Kurti që të bëjë politikë edhe me pjesën e veriut, ku në kohën më të vështirë ekonomike dhe krizës çfarë po përballon jo vetëm Kosovë, po mendohet të largojë vëmendjen”, shprehet Lushtaku për arbresh.info.
Ndërsa, çështjen e targave ilegale sipas deputetit të PDK-së nuk është dashur të bëhet kontributdhënëse që pala kosovare të bëhej e dëmtuar, pasi siç thotë ai u bë njëra nga temat kyçe në dialogun Kosovë – Serbi.
“Sigurisht marrëveshjet çfarë janë bërë deri tani, kanë qenë që të implementimet edhe pjesa e targave, por jo që pjesa e targave të jetë kontributdhënës në marrëveshjen ndërkombëtare të njohjes reciproke dhe të ndikojë që Koosva të jetë palë e dëmtuar në këtë drejtim”, pohon Lushtaku./arbresh.info/Pleurat Salihu/
LEXI EDHE
Lushtaku: Lista Serbe fajtore për incidentet në veri – Arbresh.info
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...