Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon policia

22:51 | 6 Qershor 2026
E H

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Liqenit”.

Sipas raportimeve të abcnews.al, dy automjete tip “Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar lëndimin e tre personave, përfshirë një drejtues mjeti dhe dy pasagjerë.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ngjarja ka shkaktuar edhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.