Versioni i ardhshëm i Xbox-it nga Microsoft-it, i cili është koduar me emrin “Anaconda”, do të jetë më i fuqishëm se sa PlayStation 5 nga Sony.
Kjo është sipas reporterit Ainsley Bowden, i cili kohët e fundit ka shkruar në Twitter se “shumë burime të brendshme kanë konfirmuar se është e vërtetë që Xbox Anaconda do të jetë më i avancuar”.
Kur u pyet nëse burimet që i referohej Bowden ishin të tijat, ai deklaroi se nuk ishin burimet e tij, por “burime të njohura për informacionet MS / Xbox që janë shumë të besueshme dhe kanë qenë të sakta për vite me radhë”.
Nëse Xbox Two është më i fuqishëm se PlayStation 5, i zbuluar zyrtarisht nga arkitekti i sistemit të konsolës, Mark Cerny, atëherë fanatikët e lojërave do të ofrohen një zgjedhje spektakulare, kur vjen raundi për të zgjedhur besnikërinë e tyre në luftën e ardhshme mes konsolave.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...