Meta ka prezantuar një mjet të pavarur me Inteligjencë Artificiale që krijon imazhe nga teksti të cilin e ka quajtur “Imagine with Meta”.
I ngjashëm sikurse mjetet DALL-E, Midjourney dhe Stable Diffusion, “Imagine with Meta” i cili mundësohet nga modeli ekzistues i gjenerimit të imazheve Emu i Meta-s, krijon imazhe me rezolucion të lartë nga tekstet, transmeton Telegrafi.
Ky mjet në ueb është falas për t’u përdorur (të paktën tani për tani) megjithatë nuk është i disponueshëm ende në Kosovë.
Nuk dihet se kur do të lansohet për publikun e gjerë.
“Imagine with Meta” mund të gjenerojë katër imazhe me vetëm një kërkesë.
Popullariteti për këto mjete është rritur pas lansimit të DALL-E nga OpenAI, një program me pagesë që u mundëson përdoruesve të krijojnë imazhe nga teksti, diçka që nuk e kemi parë më herët.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës