Konsumatorët duhet të hedhin telefonat e tyre kinezë dhe të shmangin blerjen e atyre të rinj, ka paralajmëruar Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë.
Një raport nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike testoi celularët 5G nga prodhuesit kinezë.
Pretendohet se telefonët e kompanisë Xiaomi kanë të instaluar mjete të censurës, ndërsa një model tjetër Huavei ka të meta në raport me sigurinë, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
“Rekomandimi ynë është të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të hiqni qafe ato që janë blerë sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha zëvendësministri i Mbrojtjes Margiris Abukevicius.
Raporti qeveritar i Lituanisë theksoi se më shumë se 449 terma që mund të censurohen nga aplikacionet e sistemit të telefonit Xiaomi, përfshirë shfletuesin e paracaktuar të internetit.
Megjithatë, zëdhënësi i kompanisë Xiaomi ka theksuar se nuk censuron komunikimet e përdoruesve.
“Xiaomi kurrë nuk ka dhe kurrë nuk do të kufizojë ose bllokojë çdo sjellje personale të përdoruesve tanë të smartphone, të tilla si kërkimi, thirrja, shfletimi në internet ose përdorimi i softuerëve të komunikimit të palëve të treta”, tha zëdhënsi i kompanisë.
Hulumtimi gjithashtu zbuloi se pajisja Xiaomi po transferonte të dhëna të koduara të përdorimit të telefonit në një server në Singapor.
Prodhuesi i smartfonëve është rritur në popullaritet me modelet e përballueshme, duke parë një rritje prej 64% të të ardhurave në tremujorin e tij të dytë në krahasim me një vit më parë./arbresh.info/
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...