Përdoruesit e PlayStation Network janë duke raportuar që disa funksione të shërbimit online për lojëra janë rrëzuar pasi hakerët kanë kërcënuar ditë më parë që do rrëzojnë ato me sulme kibernetike në ditën e Krishtlindjeve.
PlayStation ka thënë që ishte në dije se disa përdorues kishin probleme me qasje në server duke kërkuar durim nga ata pasi kompania është duke hetuar rastin që sigurisht do zhgënjej adhuruesit e lojërave që blejnë konsola të reja gjatë Krishtlindjeve, transmeton arbresh.info.
PlayStation ka përmendur problemet që kanë pasur disa përdorues me qasje në listën e shokëve të tyre, por disa lojtarë tjerë në rrjetin social Twitter kanë njoftuar që funksionet për kyçje, lojëra online dhe shkarkim të tyre nuk janë duke punuar.
Ende nuk është e ditur se kush i ka shkaktuar këto probleme kompanisë, por disa njerëz janë duke fajësuar grupin e hakerëve Phantom Squad dhe Lizard Squad, të cilët kanë premtuar sulme gjatë Krishtlindjeve në rrjetin e PlayStation dhe Xbox Live.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe vitin e kaluar, kur miliona përdorues nuk kanë qenë në gjendje të luajnë lojërat e reja online gjatë periudhës festive për shkak të sulmeve kibernetike nga hakerët./arbresh.info
Pastronin paratë e drogës nga Zvicra në Shqipëri, 3 të arres...
Italia mes dy ekstremesh/ Stuhi në veri, temperatura përvëlu...
Interesimi për universitetet publike në Kosovë po bie nga vi...
Bakteri i rrezikshëm po përhapet në det
Buxheti i BE-së 2028–2034 – Kosova përfiton nga fondet...
Shantazhuan një grua për 5 mijë euro, kërkohet paraburgim nd...