Interesi për Gemini 3 është aq i madh, sa që Google ishte i detyruar të ulte limitet ditore për përdoruesit që nuk paguajnë shërbimin.
Në vend të mëparshmeve prej pesë kërkesave në ditë, llogaritë falas për Gemini 3 tani kanë “qaje bazike”, me limite që ndryshojnë në varësi të ngarkesës në server. E njëjta gjë vlen edhe për modelin për krijim imazhesh Nano Banana Pro – limitet u ulën nga 3 në 2 imazhe në ditë.
Në krahasim me këtë, abonentët e planit të paguar Google AI Pro mund të bëjnë deri në 100 kërkesa në ditë, ndërsa ata me planin më të lartë Google AI Ultra deri në 500. Për krijim imazhesh, limitet për këto plane janë përkatësisht 100 dhe 1000 në ditë.
Edhe platforma për shënime dhe organizim NotebookLM u prek – për përdoruesit falas sidoqoftë është pezulluar përkohësisht qasja në funksionalitete të reja si “Infographics” dhe “Slide Decks”, ndërsa edhe llogaritë me pagesë morën disa kufizime shtesë.
Google thotë se limitet e vjetra do të kthehen sapo të stabilizohet ngarkesa e përdoruesve – por meqë janë festat në ardhje, është më e mundshme që rregullimi të ndodhë jo para janarit. /Telegrafi/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...