Real Madridi është duke kaluar në një formë të tmerrshme ndeshjet e fundit, ku ka vetëm dy fitore në gjashtë përballjet e fundit.
‘Kulmi’ i gjithë kësaj ishte humbja nga Celta 0-2 mbrëmë në “Santiago Bernabeu”, shkruan Arbresh.info.
Kjo ka bërë që bordi ekzekutiv ta mbajë një mbledhje në orët e vona dhe të vendosë për të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso. Sipas raportimeve basku e ka shansin e fundit ta tregojë veten në sfidën me Manchester Cityn.
Një rezultat negativ të mërkurën do t’i kushtonte me shkarkim Alonsos.
Sipas raportimeve të The Athletic, Alvaro Arbeloa, ish-lojtari i Real Madridit dhe ish-shoku i Xabi Alonos te Liverpooli, po konsiderohet seriozisht si pasardhës i mundshëm i trajnerit spanjoll, në rast se ai shkarkohet.
Arbeloa aktualisht drejton skuadrën Castilla, të cilën e ka çuar në vendin e katërt në Grupin 1 të Primera Federación. Për pesë vitet e fundit, ai ka udhëhequr ekipe të ndryshme rinore, derisa në vitin 2025 mori drejtimin e ekipit më të madh të të rinjve të Real Madridit.
Zëvendësimi i Alonos me Arbeloa do të ishte një hap i madh, duke pasur parasysh mungesën e përvojës së tij në nivelin më të lartë. Megjithatë, Los Blancos, edhe pse kanë nisur sezonin në mënyrë të vështirë, mbeten ende në garë për të gjitha trofetë.
Pyetja që lind tani është: A është Arbeloa gati të përballet me presionin e madh dhe menaxhimin e yjeve me personalitete të forta?
Ndryshe, Reali luan të mërkuren me Cityn me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi