Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se më 12 dhjetor me fillim të orës 11:00 do të organizojë protestë paqësore para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë, me qëllim adresimin e kërkesave të kahershme të punëtorëve të sektorit energjetik.
Përmes një komunikate për media, thuhet se kërkesa kryesore të protestës janë: “Rritja e pagave për punëtorët e KEK-ut, në përputhje me tregun e punës, nivelin e inflacionit dhe kushtet e rrezikshme të punës. Nivelizimi i pagave të punëtorëve të sigurimit fizik, duke i barazuar me punëtorët tjerë të KEK-ut, me efekt nga 01.01.2026. Zbatimi i pagës së 13-të për punëtorët e KEK-ut, ashtu siç është premtuar për sektorin publik”.
Sindikata e Re e KEK-ut ndër të tjera thekson se protesta do të jetë paqësore, dhe synon të dërgojë një mesazh të qartë për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, e jo konfrontim.
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...