Policia e Kosovës gjatë javës së kaluar ka realizuar 152 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 47 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikim e të tjera në rajonin e Prishtinës.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
• Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 6 armë zjarri.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4492 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 510 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info

Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump