Platforma e njohur po synon të reduktojë numrin e llogarive që nuk janë autentike, si dhe të eliminojë botët.
X (më parë Twitter) ka njoftuar se po sjell funksionin e ri “Rreth këtij profili” (engl. About this account), i cili do të shfaqë informata për profilet e përdoruesve – duke përfshirë vendin nga i cili vijnë, numrin e ndryshimeve të emrit të përdoruesit, datën e regjistrimit për herë të parë në platformë dhe mënyrën se si kanë instaluar aplikacionin.
Qëllimi i këtij funksioni është të ulet numri i llogarive jo-autentike dhe botëve që pretendojnë se janë njerëz.
Për shembull: nëse një përdorues deklaron se është nga Shtetet e Bashkuara, por të dhënat tregojnë se llogaria sillet nga ndonjë vend tjetër – përdoruesit tjerë mund të kenë arsye të dyshojnë në qëllimet e tij.
Drejtuesi për produkte në X, Nikita Bir, quajti vendosjen në nivel global të këtij funksioni “hapi i rëndësishëm drejt sigurimit të integritetit të agores globale”.
Megjithatë – disa përdorues u ankuan se vendndodhja që tregon X‑i për ta nuk ishte e saktë; Bir pranoi se ka probleme dhe tha se ato do të rregullohen deri të martën. /Telegrafi/
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, merr 7 vota nga KLP
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e B...
Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...
Ndeshje të trukura, tenisti francez pezullohet për 20 vjet
I vazhdohet paraburgimi Thaçit
Hajdutët e Luvrit shpëtuan për vetëm 30 sekonda, zbulon heti...