Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se shpërbërja e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës është e dëmshme për vendin.
Në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Limaj ka theksuar se qytetarët duhet të dënojnë përmes votës ata që nuk arritën të formojnë institucionet e reja të vendit.
“Po përfundon ky cikël nëntëmujor, pasi presidentja e ka shpërndarë parlamentin, shkruan Arbresh.info.
Besoj se është një lajm i keq. Këto forca politike të Kosovës kanë treguar se nuk kanë pjekuri politike për të ndërtuar marrëveshje, për të përmbushur kërkesat e qytetarëve, për t’u ulur e bashkëbiseduar dhe për t’i dhënë vendit institucione”, tha Limaj.
Ai shtoi se kjo tregon paaftësi dhe mungesë pjekurie për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit dhe institucioneve. “Shpresoj që qytetarët në zgjedhjet e ardhshme do t’i kërkojnë llogari përgjegjësve kryesorë për moskonstituimin e institucioneve të Kosovës”, u shpreh Limaj.
Sipas tij, koha është për një ndryshim të pjekur dhe për një alternativë serioze që ka kapacitet për të ndërtuar institucione. Ai vlerësoi se data më e mirë për zgjedhjet parlamentare është 21 dhjetori, duke shtuar se nëse nuk do të kishte vonesa me mandatarin e dytë, zgjedhjet do të mund të mbaheshin edhe më herët.
I pyetur se a do të konkurrojë vetë në këto zgjedhje, Limaj tha: “Ne jemi bashkë me grupin politik që për ne është aty për të mirën e qytetarit, por ne edhe vetëm do të konkurrojmë.”
Ai gjithashtu shtoi: “Jam i gatshëm të ulem për kafe me secilin që më fton për të diskutuar planet dhe vizionin. Nëse do të ketë një alternativë serioze, aty do të jetë edhe Nisma.”/Arbresh.info/

Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia