Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se projekti madhor “FIFA Arena”, një donacion i nga FIFA që synon masovizimin e futbollit dhe krijimin e më shumë mundësive për fëmijët, ka nisur zyrtarisht zbatimin në Komunën e Prishtinës.
Dy shkollat e para të përzgjedhura për këtë fazë njofton ai se janë “Gjergj Fishta” dhe “Hasan Prishtina”, të cilat tashmë po pajisen me fusha moderne sportive të dedikuara si për nxënësit, ashtu edhe për komunitetin përreth.
Këto hapësira do të shërbejnë për lojë, aktivitete fizike dhe zhvillim të talenteve të rinj.
Fushat po instalohen falë donacionit të FIFA-s, me tërë procesin e furnizimit dhe montimit të organizuar drejtpërdrejt nga vetë FIFA, në bashkëpunim të plotë me Komunën e Prishtinës.
Sipas të parit të FFK-së, njëra fushë tashmë është përfunduar, ndërsa tjetra pritet të finalizohet brenda kësaj jave.
Në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ademi ka falënderuar FIFA-n për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në vend. Ai theksoi se projekti “FIFA Arena” do të shtrihet edhe në shtatë regjionet e tjera të Kosovës, duke krijuar më shumë hapësira ku fëmijët dhe komuniteti mund të luajnë futboll dhe të zbulojnë talentet e tyre.
Po ashtu, trajnerët e FFK-së do të jenë të pranishëm në këto fusha me misionin për identifikimin dhe orientimin e talenteve të rinj drejt klubeve dhe shkollave të futbollit.
Ky projekt është pjesë e programit të FFK-së për masovizimin e futbollit në Republikën e Kosovës dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për gjeneratat e reja.
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten
Pacolli uron Kurban Bajramin: Kjo festë të na afrojë më shum...
Hakimi dhe Dembele rikthehen në stërvitje me PSG-në, të gats...