Prodhuesi i orave “Fossil” dhe grupi gjerman i automjeteve BMW nënshkruan një marrëveshje për të prodhuar ora inteligjente për markën bavareze, shkruan revista “AutoPlus”.
Shumë shpejtë fansat e prodhuesit gjerman do të kenë mundësinë që të përdorin një smartuoç të markës BMW.
Kjo marrëveshje do të zgjasë deri në vitin 2023 dhe këto ora do të shiten ekskluzivisht vetëm nga konçesionarët BMW dhe në butikët “Fossil” duke filluar nga viti 2019.
Ndonëse asnjë informacion tjetër nuk është bërë i ditur për momentin për sa i përket çmimit të këtyre orave, marka “Fossil” aktualisht samrtuoçin e tij të fundit e shet për rreth 300 euro. /ATSH
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...