Tashmë edhe zyrtarisht Manchester United ka marrë vendimin për ta shkarkuar trajnerin Erik Ten Hag.
Arsyeja pse ‘Djajtë e Kuq’ e morën këtë vendim janë rezultatet e dobëta të teknikut holandez këtë sezon ku momentalisht Unitedi mban pozitën e 14-të në Ligën Premier me vetëm 11 pikë të fituara.
Aspak më mirë ata nuk e kanë situatën as në Ligën e Evropës aty ku së fundmi u ndalën me barazim 1-1 me Fenerbahcen në Turqi, teksa pas tri ndeshjeve të para kanë fituar vetëm tri pikë.
Lajmin për shkarkimin e Ten Hag e kanë bërë me dije dy gazetarët Fabrizio Romano dhe David Ornstein teksa tashmë u bë zyrtare edhe nga vet faqja zyrtare e klubit.
Romano tha se pas një diskutimi të brendshëm mes hierarkisë së klubit u mor vendimi për shkarkimin e Ten Hag teksa atë përkohësisht do ta zëvendësojë Ruud Van Nistelrooy që deri më tani ka qenë në rolin e asistentit.
54-vjeçari kishte marrë drejtimin e Unitedit në korrik të vitit 2022 pasi shkëlqeu tek Ajaxi, teksa për këto dy vite ai fitoi dy trofe./Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...