Klubi brazilian, Gremio ka njoftuar nënshkrimin si lojtar i lirë me sulmuesin e njohur uruguaian, Luis Suarez, për dy vite.
Suarez ka disa javë që është lojtar i lirë pasi mbylli marrëveshjen me klubin e fëmijërisë, Nacional.
Megjithatë, nuk ka shkuar shumë dhe Suarez ka gjetur klubin e ri, ku do ta vazhdojë karrierën.
Bëhet fjalë për ekipin brazilian, Gremio, i cili luan në Superligën e Brazilit dhe ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit uruguaian, shkruan telegrafi.
“Luis Suarez, një nga sulmuesit më të mëdhenj në futbollin botëror, është nënshkrimi më i ri i Gremios për sezonin 2023”.
“Në moshën 35-vjeçare, uruguaiani, i cili luajti për Nacional/URU këtë sezon, nënshkruan një kontratë dyvjeçare deri në fund të vitit 2024”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Suarez ka refuzuar propozimet e klubeve nga MLS dhe atyre nga Arabia Saudite për t’u bashkuar me skuadrën braziliane.
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec, përpl...
Begaj reagon pas mbytjes së dy të rinjve nga Kosova në Shëng...
Hoxhaj për tragjedinë në Shëngjin: Dhimbje e madhe për gjith...
Zvërneci/ Rama: Bashkëinvestitorët e projektit kanë tronditu...
Gjakova shkurton orët mësimore, shkak temperaturat e larta
Tragjedia në Shëngjin: Viktimat raportohet se janë nga Kosov...