Milani zyrtarizon trajnerin e ri. Pasuesi i Stefano Piolit në pankinën kuqezi do të jetë Paulo Fonseca.
51-vjeçari portugez i lindur në Mozambik, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e famshëm italiane.
Kjo do të jetë aventura e dytë në Serie A për Fonsecan, i cili drejtoi Romën në vitet 2019-2021.
Ndër të tjera, ai ka drejtuar Porton dhe Bragën – ekip me të cilin fitoi Kupën e Portugalisë.
Si edhe ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Ku fitoi 7 trofe në total, mes tyre tri herë titullin kampion.
Dy edicionet e fundit, Fonseca i kaloi në Ligue 1 në stolin e francezëve të Lilles./Ss
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë