Franco Foda ka mbajtur konferencën e parë për media para ndeshjes miqësorë me Çekinë, e cila zhvillohet me 31 maj në Pragë.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për tri prurjet e reja Dardan Shabanhaxhaj, Rilind Nivokazi dhe Valmir Matoshi, shkruan Arbresh.info.
Gjermani tha se ka kohë se i ndjek këta futbollistë dhe nëse vazhdojnë formën e mirë do t’i llogarisin edhe për ndeshje kualifikuese.
“Tre lojtarët i kam vëzhguar në ndeshjet e tyre dhe më kanë lënë përshtypje të mira. Andaj, i kemi ftuar për ndeshjet miqësore. Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira, atëherë do t’i llogarisim edhe për ndeshjet kualifikuese”, tha ai.
Përveç me Çekinë, Dardanët do të luajnë një miqësore edhe me Andorrën me 7 qershor në Prishtinë./Arbresh.info
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...