Menjëherë pas zyrtarizimit të largimit të Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Real Madridit, klubi mbretëror ka emëruar pasuesin e tij.
Alvaro Arbeloa do të jetë edhe zyrtarisht trajner i Real Madridit, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur Reali përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, menjëherë pas asaj komunikate të largimit të Alonsos.
“Real Madrid C. F. njofton se Alvaro Arbeloa është emëruar trajneri i ri i ekipit të parë.
“Álvaro Arbeloa ka qenë trajner i Castillas që nga qershori i vitit 2025 dhe e gjithë karriera e tij si trajner është zhvilluar në akademinë e Real Madridit, që prej vitit 2020. Ai drejtoi Infantil A në sezonin 2020-2021, ku u shpall kampion i Ligës, Cadete A në sezonin 2021-2022 dhe Juvenil A nga viti 2022 deri në 2025. Si trajner i Juvenil A, ai fitoi tripletën në sezonin 2022-2023 (Liga, Kupa e Mbretit dhe Kupa e Kampionëve), si dhe titullin e Ligës në sezonin 2024-2025.”
“Si futbollist, Álvaro Arbeloa ishte pjesë e Real Madridit në një nga periudhat më të suksesshme të historisë së klubit. Ai mbrojti fanellën e bardhë nga viti 2009 deri në 2016, duke zhvilluar 238 ndeshje zyrtare. Gjatë kësaj kohe fitoi 8 trofe: 2 Liga të Kampionëve, 1 Kupë Bote për Klube, 1 Superkupë të Europës, 1 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 1 Superkupë të Spanjës.”
“Me kombëtaren e Spanjës, Arbeloa ishte gjithashtu pjesë e një epoke historike, duke fituar Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut dhe dy Kampionate Evropiane (2008 dhe 2012). Ai regjistroi gjithsej 56 paraqitje me përfaqësuesen spanjolle”, shkruhet në njoftimin e Realit.
Detajet e marrëveshjes me Arbeloan ende nuk janë publikuar./Arbresh.info
Sorensen nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj
Hysen Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë ...
LDK në takim maratonë, mbi tri orë diskutime – çka po ndodh?
Ngricat mbyllin aeroportet nëpër Evropë
Arratisje “spektakolare” në Durrës, Altin Ndoci ikën nga spi...