Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i lumtur me përpjekjet dhe paraqitjen e lojtarëve të vet, edhe pse nuk mundën ta fitonin më shumë se një pikë kundër Elches.
Luka Modric e kaloi Madridin në epërsi në pjesën e parë, por Fidel Chaves shënoi nga penalltia herët në pjesën e dytë, në ndeshjen e fundit për të dy ekipet në vitin 2020.
Zidane tha pas ndeshjes se nuk është i kënaqur me barazimin, por i lumtur me përpjekjet që lojtarët e tij i bënë, e veçanërisht me Marcelon.
Mbrojtësi anësor brazilian ishte titulluar në vend të Ferland Mendy në ndeshjen e së mërkurës.
“Nuk ndihem mirë sepse kishim mundësi për ta fituar ndeshjen, por s’e bëmë”, tha Zidane.
“Por pastaj ata e barazuan rezultatin dhe u kthyen mbrapa dhe e bënë shumë të vështirë për ne. Çelësi ishte ta shënonim golin e dytë, por nuk e bëmë.”
Jam i kënaqur me Marcelon dhe Marco Asension. Jam i lumtur me lojën e secilit, edhe të atyre të cilët luajtën më pak”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër