Edon Zhegrova nuk ka startuar ende nga minuta e parë me Juventusin, por ylli kosovar tashmë po lë gjurmë me aftësitë e tij.
Ish-futbollisti i njohur i “Bianconeri”, Alessio Tacchinardi, ka lavdëruar mesfushorin që ka luajtur më parë te Basel dhe Lille, duke theksuar se nga përforcimet e Juventusit gjatë verës, më shumë pret pikërisht nga Zhegrova.
“Zhegrova tashmë ka treguar se mund ta ndryshojë ekuilibrin e fuqisë sapo të jetë plotësisht në formë. Ai do të jetë një tjetër aset i shkëlqyer për trajnerin Igor Tudor. Për të pasur kampionate dhe sezone të mira, keni nevojë për lojtarë të shkëlqyer”, ka deklaruar Tacchinardi për “Tuttomercatoweb”.
“Modric është një lojtar i shkëlqyer, Zhegrova mund të bëhet i tillë. Këta elementë ndryshojnë ekuilibrin e skuadrës. Ashtu si në kohën time, keni nevojë për lojtarë si Tacchinardi, Gattuso, Ambrosini, por ndeshjet fitohen nga lojtarë si Zidane dhe Del Piero. Tani nuk i kemi më Zidanet dhe Del Pierot, por Juve ka një Yildiz që po përmirësohet shumë”, theksoi ai.
Me kreativitetin, aftësitë teknike dhe instinkt sulmues, Zhegrova mund të bëhet një armë e fortë për Juventusin.
Tifozët e “Bianconerëve” shpresojnë që Igor Tudor t’i japë më shumë hapësira për të treguar potencialin e tij, ashtu siç e ka bërë edhe te Lille.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...