Mediat spanjolle kanë zbuluar kohën kur Real Madridi pritet të njoftojë zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit francez, Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez do t’i bashkohet Real Madridit si transferim i lirë, duke e lënë Paris Saint-Germain pas skadimit të kontratës.
Sipas mediumit Relevo, marrëveshja që sjell Mbappen në Real Madrid është kryer tashmë dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.
Mbappe nuk ka nënshkruar kontratën me klubin mbretëror, por burime në Santiago Bernabeu thonë se gjithçka është dakorduar mes palëve.
Ky burim i mediumit shton se francezi pritet të njoftohet si lojtar i ri i Los Blancos para Euro 2024. Nuk është dhënë një datë e saktë e njoftimit, por pritet të ndodhë në fund të sezonit.
Megjithatë, pretendohet se njoftimi mund të ndodhë edhe më herët se kaq, para përfundimit të sezonit.
Ndryshe, Mbappe do të jetë lojtari më i paguar në klub, duke kaluar Vinicius Jr dhe Jude Bellingham, të cilët fitojnë nga 12 milionë euro neto në vit. /Telegrafi/
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare