Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe është theksuar nevoja për hapa konkretë e praktikë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Të dyja palët vlerësuan se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike duhet të shoqërohet me rezultate edhe më të prekshme në fusha me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë”, thuhet në deklaratë.
Në këtë kuadër, u vu theksi te avancimi i projekteve me rëndësi strategjike dhe kombëtare, duke filluar nga Hekurudha Kuq e Zi, zhvillimi i korridoreve energjetike, korridoret e transportit dhe forcimi i bashkëpunimit në arsim, kulturë, shkencë, siguri, mbrojtje dhe diplomaci.
“Analizuam ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe u ndalëm veçanërisht te nevoja për ndërmarrjen e hapave konkretë dhe praktikë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Vlerësuam se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike duhet të shoqërohet me rezultate edhe më të prekshme në fusha me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë.
Në këtë kuadër, theksuam nevojën për të çuar përpara projekte me rëndësi strategjike dhe kombëtare, duke filluar nga Hekurudha Kuq e Zi dhe zhvillimi i korridoreve energjetike e të transportit, deri te forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në arsim, kulturë, shkencë, siguri, mbrojtje dhe diplomaci”, shkruan Hoxha.
Hoxha ka theksuar gjithashtu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Kosovën në forcimin e institucioneve dhe subjektivitetit ndërkombëtar, duke thënë se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës në planin dypalësh dhe në arenën ndërkombëtare.
“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës, me përkushtim, solidaritet dhe vizion afatgjatë, si në planin dypalësh ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, duke mbështetur përpjekjet e saj për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit në interesin e drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve të saj, një investim i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Hoxha në X.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...