Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgjente SHBA-Iran

French President Emmanuel Macron attends a press conference at the end of the conference in support of Ukraine, with European leaders and government representatives, at the Elysee Palace in Paris, France, February 26, 2024. REUTERS/Gonzalo Fuentes/Pool

23:26 | 31 Maj 2026
E.G

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se “asgjë nuk e justifikon përshkallëzimin e madh që po ndodh në jug të Libanit”, duke reaguar ndaj ofensivës së re të forcave izraelite kundër Hezbollah-ut.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, pas bisedave me liderë të rajonit, Macron theksoi se është thelbësore që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

“Franca do të vazhdojë të mbështesë autoritetet libaneze në përpjekjet e tyre për të rivendosur sovranitetin e shtetit dhe integritetin territorial të vendit”, shkroi ai.

Sipas Macron, stabiliteti rajonal duhet të nisë nga Libani, ku është urgjente që armët të heshtin njëherë e përgjithmonë. Ai nënvizoi se një armëpushim duhet të jetë prioritet dhe se tensionet në rajon duhet të zgjidhen përmes dialogut.

Presidenti francez bëri gjithashtu thirrje për rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit pa kushte dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e saj për tregtinë dhe transportin global.

Je me suis entretenu avec le Prince héritier d’Arabie saoudite Mohammed Ben Salman, le Sultan d’Oman Haïtham Bin Tariq, le Président émirien Mohammed Ben Zayed et le Président égyptien Abdefattah Al Sissi.

À tous, je porte le même message : il est essentiel qu’un accord…

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 31, 2026
Ai shtoi se negociatat duhet të vazhdojnë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila të trajtojë çështje të tilla si programet bërthamore dhe balistike, si edhe stabilitetin në rajon.

Macron theksoi se Franca është e gatshme të luajë rolin e saj në rikthimin e sigurisë së lundrimit detar, përmes misionit shumëkombësh të pavarur të krijuar në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.