Për trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, mesfushori sulmues i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, është një zëvendësues i ëndrrave për Kevin De Bruynen.
Kontrata e 33-vjeçarit belg me kampionin e Ligës Premier skadon pas sezonit 2024/25, ndaj trajneri i klubit është në kërkim të lojtarëve që mund ta zëvendësojnë atë në planin afatgjatë.
Manchester City kishte shfaqur tashmë interes për 21-vjeçarin gjerman në janar, por Bayer Leverkusen e bëri të qartë se një transferim në mes të sezonit nuk ishte një opsion, ndërsa çmimi i lartë i lojtarit ishte një tjetër pengesë e rëndësishme.
Florian Wirtz – Guardiola’s dream replacement for De Bruyne at Manchester City
Pavarësisht zërave për të ardhmen e tij, Florian është duke negociuar me klubin gjerman për një kontratë të re, e cila pritet t’i rrisë pagën me rreth dy milionë euro (nga tetë në dhjetë).
Sipas Transfermarkt, marrëveshja e tij aktuale zgjat deri në fund të qershorit 2027. Lojtari vlerësohet në 140 milionë euro nga portali.
Në garë për Wirtz është edhe Real Madridi, por vështirë se do të pajtohej të paguante këtë shumë, ndërsa Man City nuk do ta ketë problem. /Telegrafi/
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...