Inter Miami ka publikuar një përditësim zyrtar për gjendjen fizike të kapitenit të skuadrës, Lionel Messi.
Ylli argjentinas u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes ndaj Philadelphia Union, e zhvilluar të dielën më 24 maj, pasi ndjeu shqetësime fizike, shkruan Arbresh.info.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera të hënën, diagnoza fillestare ka konfirmuar një mbingarkesë muskulore të lidhur me lodhjen në pjesën e pasme të kofshës së majtë.
Nga klubi amerikan kanë bërë të ditur se rikthimi i Messit në stërvitje dhe në ndeshje do të varet nga progresi i tij fizik dhe reagimi gjatë fazës së rikuperimit.
Aktualisht nuk është bërë e ditur sa kohë do të mungojë kampioni i botës, ndërsa stafi mjekësor i Inter Miamit do të monitorojë nga afër gjendjen e tij në ditët në vazhdim.
Sezoni në Major League Soccer aktualisht ka hyrë në pauzën për Kupën e Botës, ndërsa Messi mund t’i bashkohet grumbullimit të Argjentinës ose të vazhdojë pushimin për t’u rikuperuar plotësisht para ndeshjeve të ardhshme.
Argjentina do ta luajë ndeshjen e parë të fazës së grupeve më 16 qershor ndaj Algjerisë në Kansas City, ndërsa në Grupin J do të përballet edhe me Austrinë dhe Jordaninë./Arbresh.info
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...
Presidenti i Shqipërisë po e kryen haxhin, Begaj shfaqet me ...
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...
Hoti: Sot ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët...