Real Madrid ka arritur një marrëveshje parimore me mbrojtësin gjerman Antonio Rüdiger për vazhdimin e kontratës edhe për një vit, deri më 30 qershor 2027.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, klubi madrilen pritet ta zyrtarizojë rinovimin pas përfundimit të procesit zgjedhor në klub, me kusht që president të mbetet Florentino Pérez. Në të kundërtën, vendimi përfundimtar do t’i takojë drejtuesve të rinj.
Rüdiger thuhet se dëshiron fuqishëm të vazhdojë aventurën e tij në “Santiago Bernabéu”, ndërsa klubi e vlerëson si një lojtar shumë të rëndësishëm për eksperiencën dhe konkurrencën në mbrojtje.
Mbrojtësi gjerman shihet si një alternativë e fortë edhe për formacionin bazë, por edhe si një lider i rëndësishëm në repartin defensiv.
Në prapaskenë, raportohet se Rüdiger ka një ëndërr të veçantë për të punuar nën drejtimin e José Mourinho, edhe pse të dy nuk kanë punuar kurrë më parë së bashku.
Mourinho ka drejtuar më herët klube si Chelsea dhe AS Roma, ku Rüdiger ka kaluar periudha të rëndësishme të karrierës së tij, por pa u takuar ndonjëherë në të njëjtën skuadër.
Sipas politikës së klubit madrilen, lojtarët mbi 30 vjeç zakonisht rinovohen vetëm për një sezon, dhe kjo ka qenë edhe arsyeja pse Rüdiger nuk ka marrë kontratë më të gjatë, pavarësisht dëshirës së tij fillestare për dy vite.
Gjithsesi, vendimi final për rinovimin pritet të merret pas zgjedhjeve në klub, ndërsa deri atëherë e ardhmja e mbrojtësit gjerman mbetet e lidhur me zhvillimet institucionale te Real Madridi./Arbresh.info
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus
”Sot në Mitrovicë e Ferizaj”, Pacolli njofton vazhdimin e ak...
Dembélé qetëson tifozët: Po, më 30 maj do të jem në fushë
“Familja e tij ishin mbështetës të Rugovës”, Haradinaj preza...
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...