Presidenti i Shqipërisë po e kryen haxhin, Begaj shfaqet me ihram në vendet e shenjta

10:20 | 26 Maj 2026
E.K

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbërritur në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin, pelegrinazhin e shenjtë të myslimanëve, ku çdo vit bashkohen miliona besimtarë nga e gjithë bota.

Në këtë udhëtim shpirtëror, presidenti Begaj është parë pranë autoriteteve saudite dhe delegacioneve zyrtare, ndërsa në fotografitë e publikuara ai shfaqet i veshur me ihram, veshjen e bardhë tradicionale të pelegrinëve gjatë Haxhit.

Haxhi konsiderohet një nga pesë shtyllat e Islamit dhe për besimtarët përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme shpirtërore të jetës.