Pas aksidentit të djeshëm ku përplasi për vdekje në 7-vjeçar, arrestohet regjisori Petri Bozo, mëson A2 CNN, përmes burimeve policore. Pas aksidentit, Bozo deklaroi në polici se nuk ka qenë me shpejtësi, por autoritetet mendojnë se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në mëngjes. Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga regjisori Petri Bozo përplasi një 7-vjeçar, i cili si pasojë humbi jetën. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, e vendosur buzë aksit nacional “Elbasan–Librazhd”. I mituri kishte shoqëruar motrën në shkollë së bashku me nënën e tyre, ndërsa vetë zhvillonte mësimin pasdite në të njëjtën shkollë.
Dinamika dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar të ngjarjes. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pasi kishin lënë vajzën në shkollë, nëna dhe djali po drejtoheshin drejt një dyqani pranë saj. Në ato momente, dyshohet se 7-vjeçari i është shkëputur nga dora së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga regjisori Bozo.
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus
”Sot në Mitrovicë e Ferizaj”, Pacolli njofton vazhdimin e ak...
Dembélé qetëson tifozët: Po, më 30 maj do të jem në fushë
“Familja e tij ishin mbështetës të Rugovës”, Haradinaj preza...
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...