Mbrojtësi i Bayern Munichut, Alphonso Davies thuhet se ka këputur ligamentin e tij ACL dhe do të jetë jashtë fushës për së paku gjashtë muajt e ardhshëm.
Mbrojtësi i majtë i lidhur me Real Madridin është larguar nga fusha pasi mori një lëndim vetëm 11 minuta në përplasjen e Kanadasë me SHBA-në në CONCACAF.
Ai fillimisht raportoi se ishte “mirë”, por analizat e mëtejshme kanë treguar se ai ka një lëndim të rëndë.
Sipas gazetës Bild, Davies ka këputur ligamentin ACL dhe do të mungojë së paku në gjashtë muajt e ardhshëm duke humbur kështu sezonin.
Kjo do të jetë një goditje e madhe për trajnerin Vincent Kompany dhe ekipin e tij, Bayern Munich, kur dihet se do të kenë punë të vështirë me Interin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...