Sukseset e Majlinda Kelmendi merr vëmendjen edhe të portalit të xhudos “Judoinside”.
Ky medium raporton se kampionia olimpike, Kelmendi është kandidatja më serioze që të zgjidhet “Atletja më e mirë” e ciklin olimpik 2012-2016.
Ajo fiton titullin e botës në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë vetëm njëherë është mposhtur dy vjet më par nga xhudistja braziliane Erika Miranda”, shkruan portali.
Ai bën të ditur se pejania është xhudistja kryesore për të fituar edhe një çmim ndërkombëtar.
“Në galan e Kampionateve Botërore që mbahet të shtunën, ajo është kandidatja kryesore që ta fitojë çmimin Atletja më e Mirë për ciklin olimpik 2012-2016”.
“Ajo është aq dominonte në kategori sa të gjithë të tjerat konsiderohen autsajdere për titull”, shkruan për Majlindën.
Kjo e fundit po përgatit sa më mirë që është e mundshëm për botërorin e vitit 2017, i cili do të mbahet në kryeqytetin hungarez, Budapest.
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...
Gjykata në Gjilan i zëvendëson paraburgimin me arrest shtëpi...
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...
Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe ma...