Xherdan Shaqiri është pjesë fletëvotimit për kryetar komune për zgjedhjet e këtij viti.
Ylli shqiptar është marrë si shembull në fletëvotimin për kryetar komune nga Demokracia në Veprim (DnV) për zgjedhjet për kryetar komune, shkruan portali arbresh.info.
Organizata Demokracia në Veprim, e cila monitoron procesin elektoral gjatë fushës dhe në ditën e zgjedhjeve, ka shfrytëzuar yjet e botës së futbollit si shembull në fletëvotimin për kryetar komune. Për t’iu treguar mënyrën e drejtë se si të votoni, DnV në mostër ka vendosur emrat tjerë të mëdhenj si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Jack Wilshere, Wayne Roony.

Por, pavarësisht mënyrës atraktive për t’i njoftuar të tjerët rreth mënyrës së si të votoni, DnV ka bërë disa lëshime që bien në sy nga tifozët e flakët të futbollit.
Organizata si klub të reprezentuesit shqiptar të Zvicrës ka vendosur kampionin gjerman Bayern Munichun, ku 25-vjeçari kaloi tri sezone para transferimit te Interi në Serie A dhe kalimit më pas në Premierë Ligë te Stoke City.
Rio Ferdinand, ish futbollisti i Manchester United, tani analist në ‘BT Sport’, vazhdon të jetë ende pjesë e “Djajve të Kuq” sipas fletëvotimit nga DnV, ashtu si Wayne Rooney që tashmë është rikthyer te klubi i fëmijërisë – Evertoni./arbresh.info/

Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...